Forumi i Investimeve promovon Shqipërinë si një qendër të re për investime në rajon, mundësi strategjike për investitorët që nxit zhvillimin ekonomik

Forumi i Investimeve promovon Shqipërinë si një qendër të re për investime në rajon, mundësi strategjike për investitorët që nxit zhvillimin ekonomik

Vjenë – Tiranë, 25 shtator 2025 – Raiffeisen Bank International (RBI) dhe Raiffeisen Bank Shqipëri, në partneritet me Korporatën Shqiptare të Investimeve, organizuan me sukses forumin “Shqipëria: Horizont i Ri”. Qëllimi i këtij forumi me dy pjesë ishte të prezantonte dhe promovonte Shqipërinë si një destinacion strategjik për investime dhe si një qendër rajonale për rritje të qëndrueshme, inovacion dhe bashkëpunim përtej kufijve. Duke bashkuar zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare, mbi 100 kompani nga vendi dhe bota, si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, forumi theksoi kapacitetet në rritje të Shqipërisë në sektorë kyç si energjia e rinovueshme, infrastruktura, turizmi dhe pasuritë e paluajtshme, si dhe ambientin gjithnjë e më miqësor për zhvillimin e biznesit. Prania e z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, në hapjen...