Genc Burimi: Shqipëria përballet me rrezik terrorist! Skandal shtetëror nëse lajmi nga Italia është i vërtetë

Genc Burimi: Shqipëria përballet me rrezik terrorist! Skandal shtetëror nëse lajmi nga Italia është i vërtetë

Gazetari Genc Burimi hedh alarmin se zbulimet e fundit nga gazetari italian lidhur me takimet e qeveritarëve shqiptarë me trafikantë droge në Karaibe, po të jenë të vërteta, nuk janë thjesht një çështje reputacioni ndërkombëtar, por paraqesin rrezik serioz për sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Në një intervistë në SYRI TV, ai paralajmëron se, në një kohë kur udhëheqës globalë e cilësojnë trafikun e drogës si kërcënim terrorist, përfshirja e Shqipërisë në një skenar të tillë do të përbënte një krizë shtetërore që kërkon hetim të thellë dhe përgjegjësi të qartë nga drejtësia. Genc Burimi: Në këtë aferë, më duket më pak e rëndësishme se çfarë thonë bota për ne, sesa çfarë rreziku i kanoset Shqipërisë në rast se ky lajm është i vërtetë. Kemi të...