Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama: “Liri a Vdekje”, rivjen në cilësinë 4K, filmi i restauruar do t’i flasë brezave të rinj të kinemasë
Nga Albert VatajKryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin e rikthimit të filmit “Liri a vdekje” (1979) në versionin e restauruar 4K, duke e cilësuar si një vepër monumentale të kinemasë shqiptare. Ky film historik, që portretizon heroizmin e Çerçiz Topullit dhe luftën e Mashkullorës, vjen si një homazh i fuqishëm ndaj rezistencës për liri dhe pavarësi. Restaurimi i tij synon të ringjallë kujtesën historike dhe të frymëzojë brezat e rinj përmes gjuhës së artit filmik.Në një kohë kur kujtesa kolektive shpesh tretet nën vorbullën e shpejtësisë dhe konsumit të çastit, rikthimi i filmit “Liri a Vdekje” në cilësinë 4K është më shumë se një akt teknik; është një gjest dashurie ndaj historisë, një përpjekje për ta parë të shkuarën me sytë e...