Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Aksidenti i rëndë në Pejë/ Xheneta ngushëllon Gjestin për humbjen e vëllait, mesazhi
                            Xheneta Fetahu ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të vëllait të Gjestit. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka shprehur ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen e tij, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë dhe durim në këtë periudhë të vështirë. “Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tuaja,” ka shkruar Fetahu.