Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Greva e babait të shqiptarit që mbeti i vrarë në aksidentin e Tempit, Gjykata e Larisës pranon zhvarrosjen e trupit të 22-vjeçarit!
Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë të Larisës pranuan sot kërkesën për zhvarrosjen e djalit të shqiptarit Pano Ruçi (Panos Routsis), Denisit, i cili u vra në aksidentin hekurudhor tragjik të Tempit në vitin 2023. Me urdhër të prokurores Aikaterini Papaioannou, Departamentit të Policisë së Larisës u urdhërua të kryente një ekzaminim paraprak me qëllim zhvarrosjen e djalit 22-vjeçar të grevistit të urisë. Në veçanti, Prokurori i Shkallës së Parë i Gjykatës së Larisës miratoi kërkesën për zhvarrosje, ndërsa do të shqyrtohen edhe kërkesat për zhvarrosje të të afërmve të tjerë të viktimave të aksidentit hekurudhor të Tempit, informon “Protothema”. Hetimi paraprak ka të bëjë me kryerjen e një ekzaminimi të ADN-së të trupit të Denis Ruçit. Vërehet se dje, të enjten, më 25...