Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
EFEKTI DOMINO: 3 qendërmbrojtës bëjnë rrëmujë merkaton e tri klubeve big
26 Shtator 2025 16:31 Telesport Efekti domino i merkatos së verës do të jetë ajo e qendërmbrojtësve. Tre nga më të mirët në botë në rolin e tyre do të dalin si lojtarë të lirë në qershor 2026, praktikisht mund të lëvizin falas ku të duan. Real Madrid do të largojë dyshen Rudiger-Alaba. Fakti që William Saliba ka vendosur të rinovojë me Arsenalin ka bërë që Florentino Perez tani të fokusohet totalisht tek Ibrahima Konaté. Ylli i Liverpool duket gati për kalimin në Madrid. Si reagon Liverpool? Sheh nga Bayern, aty ku Dayot Upamecano gjithashtu është në fund kontrate. Francezi po kërkon pagë të lartë dhe klauzolë largimi, gjëra që Bayern nuk ia ofron dot. Po Bayern? Mund të përfundojë te Marc Guehi, por edhe...