Festa e emrit të Kryepeshkopit Joan në Ditën e Jetëndërrimit të Shën Joan Teologut, urojnë Papa Leoni dhe klerikët më të lartë nga bota

Festa e emrit të Kryepeshkopit Joan në Ditën e Jetëndërrimit të Shën Joan Teologut, urojnë Papa Leoni dhe klerikët më të lartë nga bota

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, u kremtua të premten me solemnitet dita e emrit të Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij Imzot Joanit, në të kremten e Jetëndërrimit të Shën Joan Teologut. Kisha katedrale “Ngjallja e Krishtit” ishte mbushur plot me besimtarë. Të gjithë Hierarkët e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Mitropoliti i Fierit Hirësi Nikolla, Mitropoliti i Elbasanit Hirësi Andoni, Mitropoliti i Gjirokastrës Hirësi Nathanaili, Mitropoliti i Beratit Hirësi Asti, si edhe Mitropoliti i zgjedhur i Korçës Hirësi Anastasi, ishin të pranishëm, të bashkuar në një frymë dashurie vëllazërore dhe nderimi për Fortlumturinë e Tij, i cili me përkushtim, besim, dashuri dhe urtësi po udhëheq Kishën tonë të Shenjtë në këto kohëra ringritjeje shpirtërore. Një...