Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bashkëpunim dypalësh/ Presidenti Begaj takim me kreun e Bangladeshit: Shqipëria marrëdhënie të mira
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me Muhammad Yunus, Kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Bangladeshit. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e mira politike midis dy vendeve dhe u theksua vullneti për të forcuar bashkëpunimin dypalësh në fusha me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimin ekonomik, tregtinë, turizmin, kulturën. Presidenti Begaj nënvizoi gjithashtu rëndësinë e shtimit të vizitave të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Bangladeshit. Palët ndanë interesin për finalizimin e kuadrit ligjor që do të lehtësojë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve. Takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe konstruktive, duke rikonfirmuar vullnetin e dy vendeve për të zgjeruar më tej bashkëpunimin politik, ekonomik dhe atë multilateral.