Vihet në pranga 36-vjeçari/ I shpallur në kërkim nga GJKKO si pjesë e një grupi kriminal (Emri)

Vihet në pranga 36-vjeçari/ I shpallur në kërkim nga GJKKO si pjesë e një grupi kriminal (Emri)

Policia në Lezhë, ka vënë në pranga një 36-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim, nga GJKKO, pasi akuzohet si pjestarë i një grupi kriminal. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për një person në kërkim që qarkullonte në Ishull Shëngjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Member”. Gjatë operacionit, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Fredi Pali, 36- vjeç, banues në Lezhë. ‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 11.04.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,...