Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Presidentja Osmani: Kosova mbetet vendi më pro-evropian dhe i sigurt në rajon
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë dje në takimin tradicional të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, me përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor.Gjatë fjalës së saj, Osmani theksoi se Kosova është vendi më pro-evropian dhe një nga më të sigurtët në Evropë, duke nënvizuar angazhimin e institucioneve të Kosovës për të ecur me vendosmëri drejt rrugës së integrimit evropian.“Kosova do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE, në linjëzim të plotë me politikat e Bashkimit Evropian,” u shpreh Presidentja Osmani.Takimi u zhvillua në kuadër të dialogut të përhershëm mes BE-së dhe vendeve të rajonit për të diskutuar mbi perspektivën evropiane dhe sfidat e përbashkëta.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja,...