Incident me armë zjarri në kufirin Mali i Zi-Kosovë,autoritetet hetojnë ngjarjen

Incident me armë zjarri në kufirin Mali i Zi-Kosovë,autoritetet hetojnë ngjarjen

Policia malazeze dhe Prokuroria në Rozhajë janë duke hetuar dy incidente në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës – një në korrik të vitit të kaluar dhe një tjetër më 24 gusht të këtij viti – kur u dëmtuan objektet e qendrës së skijimit Hajlla-Shtedim nga të shtëna me armë zjarri.Në të dyja rastet, Policia dhe Prokuroria dyshojnë se të shtënat janë kryer nga territori i Kosovës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Rozhajë, Aldin Kallaç.Objektet e qendrës së skijimit, që ndodhen pranë kufirit kosovaro-malazez në territorin e Rozhajës dhe janë ende në ndërtim e sipër, po ruhen nga Policia që nga korriku.Prokuroria në Rozhajë kishte hapur tashmë një rast për incidentin e korrikut të vitit 2024, kur...