Zvicra hap dyert për të vegjlit, do të trajtojë në spitalet e vendit 20 fëmijë të plagosur në Rripin e Gazës

Zvicra hap dyert për të vegjlit, do të trajtojë në spitalet e vendit 20 fëmijë të plagosur në Rripin e Gazës

Zvicra ka njoftuar se do të mirëpresë afërsisht 20 fëmijë të plagosur nga Rripi i Gazës, për t’u ofruar trajtim mjekësor të specializuar jashtë zonës së konfliktit. Për shkak të situatës ende të paqëndrueshme në Gaza, ende nuk është përcaktuar data e saktë e transferimit, por po punohet intensivisht në koordinim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Përzgjedhja e fëmijëve do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me OBSH-në, e cila ka regjistruar mbi 19,000 pacientë për trajtim jashtë enklavës, përfshirë 4,000 fëmijë me lëndime serioze dhe sëmundje të pamundura për t’u trajtuar brenda Gaza-s. Fëmijët dhe familjet e tyre do t’i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë dhe pas mbërritjes do të ndjekin procedurat për azil. Qeveria zvicerane do të mbulojë të gjitha kostot e koordinimit...