“Shqipëria dhe Kosova, performancë të qëndrueshme”/ Parashikimi për rritjen ekonomike, BERZH: Rrezik rënia e remitancave

“Shqipëria dhe Kosova, performancë të qëndrueshme”/ Parashikimi për rritjen ekonomike, BERZH: Rrezik rënia e remitancave

Banka Europaine për Rindërtim dhe Zhvillim e ka mbajtur të pandrsyhuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në nivelin e 3.5% për 2 vitet e ardhshme. Në një raport për perspektivat ekonomike rajonale BERZH cilëson se një përmirësim i lehtë pritet deri në fund të 2025 ku ekonomia shqiptare do të arrij në 3.5% nga 3.4% e cila rezulton në tremujorin e parë të vitit. Një përfundim i bazuar sipas BERZH në ecurinë e sektorëve kryesorë në Shqipëri. “Rritja ekonomike u moderua në 3.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në tremujorin e parë të vitit 2025, e nxitur nga sektorët e shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërsa industria dhe bujqësia përjetuan tkurrje të lehta. Presionet inflacioniste mbetën të ulëta. Në përgjigje,...