“Askush s’duhet ta dijë”, zbardhen mesazhet që ‘fundosën’ Erion Isain në SPAK: Të lutem shifra të mbahen sekret

“Askush s’duhet ta dijë”, zbardhen mesazhet që ‘fundosën’ Erion Isain në SPAK: Të lutem shifra të mbahen sekret

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar edhe mekanizmin se si manipuloheshin tenderët dhe përcaktoheshin vlerat e fondit limit për kompanitë e paracaktuara si fituese për dosjen ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai dhe 7 zyrtarëve e përfaqësuesve të kompanive. Sipas SPAK-ut, në komunikimet e zbardhura nga mesazhet dhe bisedat në rrjet mes të dyshuarve, rezulton se ata lëviznin shifrat me qëllim përfitimet financiare dhe udhëzonin në sekret se sa duhet të ishte shifra e përafërt që duhet të ofronte kompania e paracaktuar, që të shpallej fituese. “Panorama” publikoi bisedat e dosjes mes kryebashkiakut Erion Isai dhesë kompanisë private “A & E Engineering” sh.p.k, Entela Çano, ku bisedonin për uljen e shifrave të fondit limit, preventivet, falsifikimin e materialeve me qëllim përfitimin financiar. Isai këmbëngulte te ulja...