Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Diaspora ka futur mbi 9 miliardë euro në banesa në Kosovë
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se mbi 9 miliardë euro të diasporës janë investuar në banesa gjatë dy dekadave të fundit, duke u konsideruar si “kapital i vdekur” për ekonominë e vendit.AKB-ja ka shprehur shqetësim të thellë për mënyrën se si po orientohen investimet e diasporës në Kosovë. Vetëm gjatë dy dekadave të fundit, diaspora ka futur mbi 9 miliardë euro në blerjen e rreth 180 mijë banesave.“Këto janë mjete kolosale, por të shndërruara në kapital të vdekur, që nuk krijojnë as vende pune, as zhvillim ekonomik dhe as të ardhura të reja për shtetin. Kjo shifër e lartë tregon qartë se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë strategji të mirëfilltë për orientimin e remitancave dhe kursimeve të mërgatës drejt sektorëve prodhues...