Java e pestë e “Abissnet Superiore” luhet në fundjavë, spikasin sfidat Tirana – Dinamo City & AF Elbasani – Teuta

Java e pestë e “Abissnet Superiore” luhet në fundjavë, spikasin sfidat Tirana – Dinamo City & AF Elbasani – Teuta

Java e pestë e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e gjitha në fundjavë. Tre nga ndeshjet do të luhen ditën e shtunë, ndërsa dy sfidat e mbetura do të zhvillohen të dielën. Bylis – Partizani dhe Tirana – Dinamo City do të luhen të shtunën në orën 16:00. Ballshiotët do të presin në shtëpi të kuqtë e kryeqytetit, ndërsa përballja mes bardhebluve dhe Dinamo City-t do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Të dyja skuadrat nuk “kanë shijuar” ende tre pikët e para për këtë sezon dhe kjo ndeshje pritet të jetë mjaft e luftuar. Po në këtë ditë do të luhen edhe një tjetër sfidë mjaft interesante, ajo mes AF Elbasani – Teuta. Verdheblutë po bëjnë mjaft mirë këtë fillim sezoni, duke marrë...