Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Tragjike, vëllai i Gjestit humb jetën në aksident
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Bllagajë të Pejës, ku si pasojë e një aksidenti fatal, vëllai i reperit të njohur Gjesti (fitues i BBVA4), ka humbur jetën. Viktima është Eldion Kelmendi. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor katër-rrotësh. Nga përplasja humbi jetën Kelmendi në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër me inicialet K.B është dërguar me urgjencë në spitalin e Pejës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se ai po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik, veçanërisht mes ndjekësve të reperit Gjesti. “Mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim urgjent në...