SPAK zbardh vrasjen e Kristian Lleshit: Aurel Hoxha pagoi 50 mijë euro, ekzekutori Sabah Nuzi

SPAK zbardh vrasjen e Kristian Lleshit: Aurel Hoxha pagoi 50 mijë euro, ekzekutori Sabah Nuzi

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me zbardhjen e rrëmbimit, vrasjen dhe më pas zhdukjen e trupit të të riut, Klevis Lleshi, 21 vjeç, nga fshati Rukaj i Burrelit, në gusht të vitit 2020. SPAK konfirmon se në total ka lëshuar 4 masa sigurie “arrest me burg”, më konkretisht për shtetasit: Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, i datëlindjes 06.12.1989, i dyshuar për veprat penale: “Vrasje për gjakmarrje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi...