Rrushi dhe pjeshkët greke me pesticide të ndaluara, rrezikojnë shëndetin dhe rrisin kancerin

Rrushi dhe pjeshkët greke me pesticide të ndaluara, rrezikojnë shëndetin dhe rrisin kancerin

Rrush i kuq dhe pjeshka greke, që rezultoi e ngarkuar me pesticide, shkakton probleme të mëdha shëndetësore. Sipas analizave laboratorike, rrushi kishte mbi normë të preparatit bujqësor fungicid, që fermerët e përdorin kundër kalbëzimit. Ndërsa pjeshka rezultoi e spërkatur me helmin e ndaluar, phosmet, insekticid ky që përdoret për të luftuar dëmtuesit e frutit. Ende nuk është e qartë se sa është sasia që kanë konsumuar qytetarët shqiptarë nga 18 ton fruta të rrezikshme që u futën në vendin tonë para disa javësh. Pjeshka greke jo vetëm që është helmuese për trupin e njeriut, por mbi të gjitha ajo sjell efekte të rënda kronike. Phosmet u hoq nga qarkullimi i BE-së në vitin 2021, sepse ai konsiderohej si kimikati që zhvillon sëmundjet tumorale. “Efekti kronik...