I lindur në Stamboll, Kombëtarja shqiptare në kërkim të talentit 18-vjeçar

I lindur në Stamboll, Kombëtarja shqiptare në kërkim të talentit 18-vjeçar

Berat Lus (Berat Lush) është 18-vjeçari i vendosur në objektivin e kombëtares për t’u bashkuar me Shqipërinë. Repor TV mëson se trajneri i kombëtares U-21 Alban Bushi po negocion prej kohësh për ta veshur kuqezi. Madje me babain e futbollistit Bushi ka njohje të vjetër dhe e konsideron shok të tijin. Lush është prodhim i akademisë së Galatasaray-t dhe në pronësi të këtij klubi, por në verë është huazuar te Erokspor në Kategorinë e parë turke. Madje në ndeshjen e fundit, të fituar 5-0 kundër Istanbulspor realizoi 4 gola, teksa njërin prej tyre e festoi me shqiponjë, duke treguar se asnjëherë nuk i ka harruar rrënët e tij.