Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Ekzekutimi i Klevis Lleshit u bë për 50 mijë euro”, SPAK: Aurel Hoxha porositësi. Arrestohet në Itali Sajmir Kolaveri
Prokuroria e Posaçme thotë se vrasja e Klevis Lleshit në vitin 2020 dyshohet të jetë kryer kundrejt pagesës prej 50 mijë eurosh. Ngjarja e rëndë, ku trupi i viktimës u gjet pas 5 muajsh nga ekzekutimi, është arritur të zbardhet për shkak të përgjimeve nga aplikacionet Sky ECC dhe pas një hetimi në bashkëpunim me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës, Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë. Prokuroria e Posaçme akuzon si urdhërues të rrëmbimit e më pas të vrasjes së të riut, shtetasin Aurel Hoxha i njohur edhe si Aurelinjo Kolaveri, 36 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Ndërsa Sajmir Kolaveri është arrestuar në Itali. Vrasja është porositur nga Aurel Hoxha si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij në vitin 2012...