Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
BERZH mban të pandryshuar parashikimin për Shqipërinë: Rritja ekonomike 3.5%. Rreziqet, të brendshme dhe të jashtme
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka mbajtur të pandryshuar parashikimin për ekonominë shqiptare, duke projektuar një rritje prej 3.5% për vitet 2025 dhe 2026. Ky është një sinjal pozitiv për stabilitetin ekonomik të vendit, pavarësisht sfidave të jashtme dhe të brendshme. “Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka mbajtur të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në nivelin 3.5% për vitin 2025 dhe 2026. Kjo reflekton pritshmëri për një ecuri të qëndrueshme të ekonomisë, pavarësisht trysnive nga ambienti i jashtëm dhe faktorëve të brendshëm.” Raporti vlerëson se në tremujorin e parë të vitit 2025, ekonomia u rrit me 3.4%, e nxitur kryesisht nga shërbimet dhe ndërtimi, ndërsa bujqësia dhe industria patën tkurrje të lehta. Inflacioni mbeti i ulët, me normën vjetore në 2.3%...