Shqipëria pret “Regional AI Hackathon 2025”/ Rama: Një nismë për zhvillimin përmes AI

Shqipëria pret “Regional AI Hackathon 2025”/ Rama: Një nismë për zhvillimin përmes AI

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar zyrtarisht përmes rrjeteve sociale se Shqipëria do të mirëpresë ngjarjen rajonale “Regional AI Hackathon 2025”, e cila do të mbahet më 14 tetor në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë. Ky aktivitet synon të sjellë së bashku të rinj, inovatorë, institucione arsimore, biznese dhe aktorë financiarë për të zhvilluar zgjidhje konkrete përmes inteligjencës artificiale. Fokusi i hackathon-it do të jetë në fusha kyçe si shëndetësia, arsimi, qytetet inteligjente dhe zhvillimi i qëndrueshëm, me qëllimin për të nxitur transformimin dixhital të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Projektet më të mira do të kualifikohen për fazat e mëtejshme të AI Bootcamp dhe Hackathon-it final në nëntor. Aplikimet janë të hapura deri më 3 tetor 2025. “Regional AI Hackathon 2025” po vjen në Shqipëri. Tiranë, Pallati...