Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dorëheqje për të shmangur shkarkimin/ Si tekstet shkollore rrëzuan drejtuesen e AKAP. Lëvizjet e para në Ministrinë e Arsimit
Rezarta Alla nuk do të jetë më drejtoresha e përgjithshme në Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar. Burime pranë Top Channel bëjnë me dije se ditën e djeshme ajo ka qenë e detyruar për të paraqitur dorëheqjen, për të shmangur shkarkimin pas transmetimit në edicionin informativ në TCH për konfliktin e interesit që kishte duke shitur në pozicionin e drejtueses arsimore tekste shkollore me autorësi të gjuhës shqipe. Por duket se ka shpëtuar nga largimi, zv ministrja Orjana Osmani, e cila rezulton të ketë firmosur edhe për vetë emrin e saj në listën e teksteve shkollore, si autore teksti e letërsisë së klasës së 11. Ndërkohë që, ministrja e arsimit e sapo emëruar, Mirela Kumbaro, mësohet se është ulur në zyrën e re të premten e...