Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Presidenti Bajram Begaj nga New York i kërkon Bangladeshit punëtor, kërkesa virale në mediat bangladeshase
Presidenca nuk ka bërë asnjë njoftim deri më tani, për një takim zhvilluar mes presidentit Bajram Begaj dhe një zyrtari të qeverisë së Bangladeshit në New York, nga ku kreu shtetit shqiptarë, ka kërkuar fuqi punëtore bangledeshase për vendin tonë. Dy media të ndryshme në Bangaladesh kanë raportuar takimin në New York të presidentit Bajram Begaj me një këshilltarë të qeverisë së atjeshme shoqëruar dhe më këtë foto. “Shqipëria shumë e interesuar për të marrë punonjës nga Bangladeshi për tregun e saj të punës”. Ky është titulli gazetës “The Daily Star”. Ndërsa gazeta tjetër “The Business Standard” ka si titull “Rritja nevojës për punëtorë, Shqipëria kërkon punonjës nga Bangladeshi. Shqipëria shkruhet në të dy këto shkrime të cilave u referohet gazetarja e Top Channel, Marinela...