Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rrëmbimi dhe vrasja e Klevis LLeshit u bë me porosi! Për zhdukjen e tij u paguan 50 mijë euro
SPAK përcjell njoftimin zyrtar lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në 2020. Sipas SPAK dyshohet se vrasja është kryer me armë zjarri dhe kundrejt pagesës prej 50.000 eurove. NJOFTIMI SPAK godet një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në vrasje me pagesë dhe pastrim parash Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të procedimit penal nr. 177, të regjistruar më datë 16.9.2025, po zhvillon hetime të thelluara në lidhje me disa vepra penale me rrezikshmëri të lartë, të kryera në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal. Hetimi i kryer në bashkëpunim të ngushtë me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës, Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë mundësoi zbardhjen e një skeme...