VIDEO – Projekti i hyrjes së Shkodrës, kryebashkiaku Beci inspekton punimet e urës së re të Bahçallëkut

VIDEO – Projekti i hyrjes së Shkodrës, kryebashkiaku Beci inspekton punimet e urës së re të Bahçallëkut

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar punimet që po kryhen në hyrje të qytetit. Ura e re, me gjatësi 180 metra, pritet të jetë gati në qershor të vitit të ardhshëm. Në të njëjtën kohë, rruga që lidh zonën nga Harku i Bërdicës deri tek ura e re do të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në hyrje të Shkodrës. Deri tani ka përfunduar puna për ndërtimin e 4 pilotave nga 5 gjithsej, secili me thellësi deri në 34 metra në shtratin e lumit Drin. Sipas kryebashkiakut Beci, ky investim i integruar me projekte të tjera infrastrukturore do të sjellë lehtësi për trafikun dhe lëvizjen në hyrje të qytetit. Ky projekt është prioritar për përmirësimin e lëvizshmërisë dhe...