Pasi nuk lejoi prezantimin e programit, PD kërkon mocion me debat në Parlament për prioritetet e qeverisë ‘Rama 4’

Pasi nuk lejoi prezantimin e programit, PD kërkon mocion me debat në Parlament për prioritetet e qeverisë ‘Rama 4’

Pasi opozita pengoi prezantimin e programit qeverisës në seancën plenare të 18 shtatorit në Parlament, tashmë Partia Demokratike kërkon një mocion me debat për prioritetet e qeverisë Rama 4. Kërkesa është bërë publikisht nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.Në letrën e tij, Bardhi kërkon një mocion me debat në Parlament për të diskutuar për prioritetet që ka qeveria e re socialiste e mandatit të katërt, në këtë 4-vjeçar të ardhshëm. Letra e Gazment Bardhit drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi:Shqipëria ka hyrë në një fazë të rëndësishme të rrugëtimit të saj europian dhe ku përgjegjshmëria dhe llogaridhënia e qeveisjes janë themele të rëndësishme në një vend që aspiron antarësimin në Bashkimin Euopian. Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi...