Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Sa më shpejt pls zjarr, je yll”/ Zbardhen përgjimet e Erion Isait me fituesen e tenderave abuzivë
Kryetari socialist i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për abuzimet me tenderat në institucionin që ai drejton. Ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash si veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Bashkë me të janë marrë të pandehur edhe 6 zyrtarë të Bashkisë së Kolonjës, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe një biznesmen. Hetimet po kryen nga prokurori Dritan Prençi, ku procedimi penal është regjistruar pas kallëzimit të avokatit Esmerald Xhafa, teksa bisedat e zbardhura nga telefonat e sekuestruar kanë hedhur dritë mbi abuzimet me tre tendera, më konkretisht: Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë) – REF-69427-08-21-2020...