Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Administrata Trump, e përkushtuar në zhdukjen e grupeve kriminale”/ VanHorn mesazh ministres së Brendshme Koçiu
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë sot një mesazh për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes SHBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada bëri të ditur se e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi takimin e saj të parë me Ministren e re të Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ku në fokus ishte angazhimi i përbashkët në çmontimin e rrjeteve kriminale dhe financiare të paligjshme. “Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn theksoi edhe një herë përkushtimin e qartë të Presidentit Trump në zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare gjatë takimit të saj të parë me Ministren e re të Punëve të Brendshme Albana Koçiu,” thuhet në deklaratën e...