Grupi parlamentar i PD, kërkesë për mocion me debat për prioritetet e qeverisë

Grupi parlamentar i PD, kërkesë për mocion me debat për prioritetet e qeverisë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë kërkesë për mocion me debat lidhur me prioritetet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj, si dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar në jetën publike. Sipas shkresës së bërë publike, theksohet se: “Shqipëria ka hyrë në një fazë të rëndësishme të rrugëtimit të saj europian dhe ku përgjegjshmëria dhe llogaridhënia e qeveisjes janë themele të rëndësishme në një vend që aspiron antarësimin në Bashkimin Euopian. Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë është e domosdoshme që të zhvillojë një debat, për një çështje të veçantë, siç është bilanci i Qeverisë aktuale në realizimin e programit politik të kaluar dhe programi politik qeverisës në periudhën në vijim”. “Anëtarësimi në Bashkimin Europian, që përfshinë...