Filmi “Liri a vdekje” i restauruar në 4K/ Edi Rama: Përcjell fuqinë e kujtesës sonë historike (Video)

Filmi “Liri a vdekje” i restauruar në 4K/ Edi Rama: Përcjell fuqinë e kujtesës sonë historike (Video)

Filmi “Liri a vdekje”, i prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e re”, më 1978 është rikthyer i restauruar në 4K. Regjisorët Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro, kanë sjellë përmes këtij filmi jo vetëm betejën kundër pushtimit, por edhe forcën shpirtërore të një populli që refuzoi të përkulej. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale një sekuencë nga ky film i restauruar në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, AQSHF. “Ky film është një vepër monumentale e kinemasë shqiptare, që sjell në ekran heroizmin e Çerçiz Topullit dhe luftën e Mashkullorës, simbol i rezistencës për liri dhe pavarësi. Ky film i restauruar do t’i flasë brezave të rinj të kinemasë dhe publikut të gjerë, duke përcjellë fuqinë e kujtesës sonë historike”, shkruan Rama. Filmi  “Liri a...