Filarmonia e Kosovës me koncert në Prishtinë dhe Shkup

Filarmonia e Kosovës me koncert në Prishtinë dhe Shkup

Filarmonia e Kosovës sonte mban koncertin jubilar në shënim të 25-vjetorit të themelimit, duke e hapur njëkohësisht sezonin artistik 2025/2026. Koncerti do të mbahet nga ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë. Orkestra dhe Kori i Filarmonisë, në bashkëpunim me Korin e Operës së Kosovës, do të sjellin një program me dy vepra vokalo-instrumentale nga kompozitori kosovar Mendi Mengjiqi: “Symphonic Pain” dhe oratoriumi “Homagium Matri Teresiae” Koncerti do të dirigjohet nga polaku Wojciech Czepiel, dhe solistët e jashtëzakonshëm nga Kosova dhe Polonia: Adelina Paloja, soprano | Ewa Menaszek, mezzosoprano | Piotr Kalina, tenor | Grzegorz Szostak, bas. Ndërkaq, nesër më 27 shtator 2025 duke filluar nga ora 19:30, mbahet po i njëjti koncert në sallën e madhe të Orkestrës Filarmonike...