“Projekti po të pret mbi tavolinë”/ Erion Isai i pandehur nga SPAK, zbardhen bisedat që e ‘fundosën’: Do shkoj te drejtori…

“Projekti po të pret mbi tavolinë”/ Erion Isai i pandehur nga SPAK, zbardhen bisedat që e ‘fundosën’: Do shkoj te drejtori…

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar tre ditë më parë akuzën si një i dyshuar për ‘shkelje të barazisë në tendera’ kryebashkiakut të Ersekës, Erion Isai. Procedimi penal dyshohet se lidhet me abuzime me tenderat. Në dosjen hetimore të SPAK janë zbuluar komunikime mes kryebashkiakut  Erion Isait dhe Entela Çanos, administratorës së shoqërisë “A & E Engineering”, e cila ka qenë përfshirë në projektet për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti II. Komunikimet Bisedat e zbuluara nga WhatsApp Biseda të bëra në datën 09.09.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë: Në orën 19:14–19:15, shtetasi Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano mesazhet: “Si te kam Neser do jem tiranë Tak pak te...