PD çoi “Diellën” dhe Rregulloren e Kuvendit në “Kushtetuese”, caktohen relatorët

PD çoi “Diellën” dhe Rregulloren e Kuvendit në “Kushtetuese”, caktohen relatorët

Për dy kërkesat e Partisë Demokratike të depozituara në Gjykatën Kushtetuese lidhur me ministren “Diella” dhe ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, është hedhur shorti dhe janë përcaktuar relatorët për çështjet. Konkretisht Marjana Semini është relatore për kërkesën e PD për shfuqizimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për të ngarkuar kryeministrin Edi Rama “për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale, “Diella”. PD argumentoi në kërkesën e saj se ky direkt është në papajtueshmëri me Kushtetutën e vendit. Lidhur me kërkesën për shfuqizimin e ndryshimit të Rregullores së Kuvendit, relator është vendosur Sander Beci. Në këtë kërkesë, PD argumentoi se ato u bënë në mënyrë të njëanshme dhe u cenua parimi i ndarjes së pushteteve dhe liria e shprehjes së deputetëve. Partia Demokratike...