Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Akuzohet se tentoi të vriste Emiljano Palokën në Velipojë, ekstradohet i riu
Policia e Shtetit ka njoftuar ekstradimin nga Italia të një riu, i cili më shumë se një vit më parë ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person. Bëhet fjalë për 26-vjeçari Kristjan Lulaj, të lindur në Shkodër, i cili në muajin Prill të vitit 2024 ka tentuar të vrasë Emiljano Palokën, 27 vjeç, duke e lënë të plagosur rëndë. “26-vjeçari ishte në kërkim, sepse në maj 2025, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit””, thuhet në njoftimin e Policisë. Ngjarja ndodhi më 2 Prill të vitit 2024 në fshatin Baks të Velipojës, teksa Paloka mbeti i plagosur, por...