No Image Available

Zgjedhjet për Tiranën, Berisha zbulon skenarin e PD-së: Noka, Këlliçi, Alimehmeti…

Sali Berisha në konferencë TIRANË- Teksa Tirana prit zgjedhjet e parakohshme, pas shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, kryedemokrati Sali Berisha ka folur për skenarin e PD-së. Sot gjatë konferencës për mediat, ai u shpreh se brenda strukturës së partisë është ngarkuar një grup prej 3 personash që do të negociojnë me parti të tjera opozitare, brenda dhe jashtë kualicionit. Berisha tha se negociatorët e PD-së, janë: Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti, ndërsa ka theksuar se ende nuk është vendosur për një emër që do të jetë përfaqësues i opozitës, pasi sipas tij, kjo detyrë i takon grupit të negociatorëve. “Unë kam ngarkuar një grup prej 3 personash që do të negociojnë me partitë e tjera për emrat. Do të jetë Flamur Noka, Belind...