“Do zgjidhet me votim”/ Shtohen thirrjet për përjashtimin e Izraelit në Eurovizion

“Do zgjidhet me votim”/ Shtohen thirrjet për përjashtimin e Izraelit në Eurovizion

Mes stuhisë së reagimeve që ka pushtuar ende pa nisur edicionin e ri të festivalit Europian të Këngës, organizatorët e garës vjetore të njoftuan se vendet anëtare do të votojnë në nëntor për të vendosur se cilat shtete do të mund të marrin pjesë në spektaklin muzikor vitin e ardhshëm.  Ky qëndrim vjen në një kohë kur janë shtuar ndjeshëm thirrjet për ta përjashtuar Izraelin nga konkurimi i njohur ndërkombëtar muzikor për shkak të luftës në Rripin e Gazës.  Zëdhënësi i Eurovisionit, Dave Goodman, deklaroi se bordi i Unionit Europian të Transmetuesve, i cili bashkon transmetuesit publikë, u ka dërguar letër anëtarëve duke i njoftuar se votimi do të zhvillohet në një mbledhje të jashtëzakonshme online në fillim të nëntorit.  Shtete si Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Spanja kanë kërcënuar se nuk do të marrin pjesë...