Proda në Hagë, pritet nga Drejtoresha Ekzekutive e Europol: Policia shqiptare e angazhuar me partnerët kundër krimit

Proda në Hagë, pritet nga Drejtoresha Ekzekutive e Europol: Policia shqiptare e angazhuar me partnerët kundër krimit

Drejtor I përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, u prit në Hagë, në një takim pune e miqësor nga Drejtoresha Ekzekutive e Europolit, Catherine De Bolle. De Bolle vlerësoi angazhimin, vendosmërinë, profesionalizmin dhe besueshmërinë e Policisë shqiptare, gjatë operacioneve të zhvilluara në bashkëpunim me partnerët, në koordinim nga Europol. Ajo siguroi Drejtor Prodën se Policia shqiptare do të ketë akoma më shumë mbështetjen dhe asistencën e Europolit. Drejtor Proda falënderoi Drejtoreshën Ekzekutive të Europolit, znj. Catherine De Bolle, për vlerësimin dhe mbështetjen, dhe e garantoi se Policia shqiptare tashmë është e aftë profesionalisht, e besueshme dhe shumë e angazhuar në veprime hetimore e operacionale me partnerët, në luftë kundër krimit të organizuar. Gjatë...