Përmbarimi u kërkon të dalin nga banesat, qytetarët protestojnë para bashkisë Durrës: Duam zgjidhje

Përmbarimi u kërkon të dalin nga banesat, qytetarët protestojnë para bashkisë Durrës: Duam zgjidhje

32 familje që prej 3 dekadash banojnë në vilat 36 dhe 38 në zonën e plazhit të Durrësit kundërshtojnë vendimin e gjykatës së shkallës së parë, që kërkon që ata të dalin nga shtëpitë e tyre, sepse 2 godinat janë privatizuar nga pronari i truallit dhe nuk janë më pronë e bashkisë. Urdhri i përmbarimit që u kërkon të lënë banesat deri më datë 5 tetor i ka alarmuar banorët, të cilët mëngjesin e sotëm janë paraqitur para bashkisë Durrës për të kërkuar një takim me kryebashkiaken Emiriana Sako për këtë çështje. Banorët deklarojnë se gëzojnë statusin e të pastrehut dhe kërkojnë nga bashkia një zgjidhje alternative për strehimin e tyre, ashtu siç u është premtuar gjatë takimeve të mëparshme. Pas protestës së sotme, banorëve...