Shpërndanin drogë në Korçë, pranga dy të rinjve, lëndën narkotike e kishin fshehur në automjet

Shpërndanin drogë në Korçë, pranga dy të rinjve, lëndën narkotike e kishin fshehur në automjet

Dy të rinj janë arrestuar në Korçë, pasi shpërndanin lëndë narkotike në qytet. Në pranga ranë shtetasit: E. P., 30 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”; dhe S. M., 25 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. “Shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Korçës, kapen në flagrancë me kanabis në automjet dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen dhjetëra doza kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e dozave, një sasi fishekësh për armë gjahu dhe automjeti që përdornin këta shtetas për këtë veprimtari kriminale. Si rezultat i kontrolleve të...