“Dy botë, një realitet”/ Durrës, ekspozita në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia”

“Dy botë, një realitet”/ Durrës, ekspozita në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia”

Në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrës është çelur ekspozita e titulluar “Dy botë, një realitet”, që sjell përballë njëri-tjetrit krijimtarinë e dy piktorëve të njohur, Abaz Hado dhe Kamuran Goranci. Ekspozita ndërton një dialog artistik mes dy qasjeve të ndryshme, ku natyra shfaqet në figuracion poetik përmes penelit të Hados, ndërsa Goranci kompozon bukur ngjyrat në teksturë kromatike. Në këtë ndërthurje, arti nuk është thjesht pasqyrim i botës, por një mënyrë për ta rishfaqur dhe ripërjetuar atë. “Zgjedhja është e veçantë, se Çamëria, dhe Kosova bëjnë një ekspozitë të përbashkët. Një shembull i mirë që të bashkojmë vlerat tona kombëtare dhe Abazin e kam edhe mik”, tha Kamuran Goranci-Piktor. Pas afro dy dekadash mungesë, Abaz Hado rikthehet me një ekspozitë në Durrës,...