“La Traviata” rikthehet në TKOB/ Sezoni i ri artistik nis me kryeveprën e Giuseppe Verdit

“La Traviata” rikthehet në TKOB/ Sezoni i ri artistik nis me kryeveprën e Giuseppe Verdit

La Traviata, një nga operat më të dashura të Giuseppe Verdit vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, me një produksion të jashtëzakonshëm nga mjeshtri me famë botërore Hugo de Ana dhe mjeshtërinë muzikore të Francesco Ommassini. “Është hera e parë që vij në Shqipëri, kam punuar shumë me orkestrën, korin, ansamblin e solistëve në këtë teatër, mezi pres t’i paraqesim publikut shqiptar një produkt të kuruar dhe të bërë me shume pasion”, tha Francesco Ommassini, dirigjent. Një histori dashurie, e bazuar në një personazh real që sfidon kohën… Violeta Valéry. “Është një rol shumë i veçantë për mua, Violetën e kam luajtur mbi 70 herë. Jam e kënaqur të jem pjesë e këtij produksioni të mrekullueshëm”, deklaroi Eva Golemi, soprano. Me...