​Policia e Kosovës asgjëson mbi 760 armë ilegale, do ti bëjë kapakë pusetash

​Policia e Kosovës asgjëson mbi 760 armë ilegale, do ti bëjë kapakë pusetash

Policia e Kosovës ka organizuar sot ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale, mbi 760 sosh, në fshatin Prelez të Ferizajt. Pas shkatërrimit, nga materiali i armëve që shkrihen do të krijohen kapak të pusetave. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se procesi i shkatërrimit të armëve bëhet me qëllim për të ofruar sa më shumë siguri për qytetarët. Hoxha potencoi se nuk janë të rralla rastet ku armët ilegale janë përdorur gjatë rasteve kriminale. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të përdorin sa më pak armët. Hoxha bëri të ditur se nga viti 1999 deri më tani, janë konfiskuar mbi 36 mijë armë ilegale. Ndërkaq, nga viti 2005 deri tani janë shkatërruar rreth 16...