‘Shtrëngohen’ procedurat për investimet publike, studim fisibiliteti i plotë për çdo projekt që kalon 50 mln lekë

‘Shtrëngohen’ procedurat për investimet publike, studim fisibiliteti i plotë për çdo projekt që kalon 50 mln lekë

Qeveria ka vendosur që të forcojë rregullat për projektet e investimeve publike në vend. Referuar udhëzimit të Ministrisë së Financave, të botuar në Fletoren Zyrtare, tashmë çdo propozim për projekt investimesh publike, që ka vlerë të plotë mbi kufirin e përcaktuar me udhëzim të ministrit të Financave, për t’u përfshirë në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare, duhet të shoqërohet me studim të  plotë të fizibilitetit. Ndërsa çdo propozim për projekt investimesh  publike, që ka vlerë të plotë brenda kufijve financiarë  të përcaktuar me udhëzim të ministrit të Financave,  duhet  të shoqërohet me studimin e thjeshtuar të  fizibilitetit. Sipas udhëzimit ekzistues të Ministrisë së Financave, lista e unike e projekteve publike në Shqipëri është një bazë e të dhënave ku regjistrohen të gjitha projektet...