Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
I dehur në timon, shoferi ndalohet në Qafën e Muzinës
POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. R., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në aksin rrugor “Jorgucat-Qafa e Muzinës”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.