Njëri ruante magazinën e drogës, ja fotot e dy anëtarëve të grupit të Tiranës

Njëri ruante magazinën e drogës, ja fotot e dy anëtarëve të grupit të Tiranës

Janë bërë publike fotot e Erdi Gjiritit dhe Ardit Çitakut, të arrestuar së fundmi nga Policia e Tiranës, pjesë e një grupi që trafikonin dhe shisnin drogë.  Erdi Gjiriti kishte si detyrë ruajtjen e magazinës ku fshihej malli ndërsa Ardit Çitaku është pjesë e grupit ndërsa në momentin e arrestimit ndodhej në magazinë ku dhe u gjetën e sekuestruan dozat e kokainës.  Njoftimi i policisë:  Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Warehouse”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:    Xh. Z., 25 vjeç, R. K., 21 vjeç, E. Gj., 37 vjeç, A. C., 22 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe, të pestë banues...