Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Turqi/ Momente tmerri në spitalin privat, burri ndjek dhe vret ish-gruan, pak orë pasi ajo kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje
Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Turqi, pasi një burrë vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, brenda ambienteve të një spitali privat në qytetin Kahramanmaraş, në jug të vendit. Sipas mediave vendase, Atilla Ayintapli, 44 vjeç, akuzohet për vrasjen e Eser Karaca, 42 vjeçe, nënë e dy fëmijëve dhe punonjëse si sekretare mjekësore në spitalin ku ndodhi ngjarja. E rëndë është edhe fakti se ngjarja ndodhi pikërisht në ditën kur Karaca kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit të saj, pas një historie të gjatë dhune dhe kërcënimesh. Një video e publikuar nga mediat ndërkombëtare dokumenton momentin dramatik kur Ayintapli hyn në spital, i veshur me rroba të zeza dhe me një qese plastike në dorë, ku kishte fshehur armën. Ai shkon drejt...