Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sherr për pronat në Vaun e Dejës/ Dhunoi fizikisht dhe tentoi të godiste me thikë bashkëfshatarin, arrestohet 53-vjeçari
Ndërhyrja e Policisë parandalon ngjarje të mundshme kriminale në Vaun e Dejës. Një 53-vjeçar është arrestuar pasi dhunoi fizikisht dhe tentoi të godiste me thikë një person për shkak të një sherri për pronat. 53-vjeçari dyshohet se më parë ka dëmtuar pronat e një 63-vjeçari, ka tentuar të kanosë atë dhe familjarët e tij, me sëpatë. Sekuestrohen 3 thika dhe 1 sëpatë, të cilat u gjetën në banesën e të arrestuarit, me precedent penal për shkatërrim prone. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kosmaç, një 53-vjeçar kishte dhunuar fizikisht një shtetas dhe e kishte ndjekur me mjet prerës në dorë, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale. Si rezultat i...