Nisja e punës së Komisioneve Parlamentare javën e ardhshme, kryeministri Rama takim me kryeparlamentarin Peleshi

Nisja e punës së Komisioneve Parlamentare javën e ardhshme, kryeministri Rama takim me kryeparlamentarin Peleshi

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi këtë të premte. Gazetari Muhamed Veliu, raporton për Top Channel se takimi është mbajtur në orën 09:00. Burime nga grupi PS i thanë gazetarit Veliu se “Sipas traditës shumëvjeçare patëm një diskutim mbi koordinimin e punës mes Grupit Parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë dhe Qeverisë #Shqipëria2030. Do të jetë një takim periodik” Mësohet se në fokus të takimit do të jetë nisja e punës së komisioneve javën e ardhshme. Kuvendi miratoi dy ditë më parë projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. Top Channel